Ishte për pak ditë partnere e tij në lojën tek Big Brother por duket se kur është fjala për të vërtetën, për Donjeta Sejdiun nuk ka kompromise.
Në intervistën e sotme për Wazzup ajo konfirmoi dyshimet që qarkullojnë në media për një favorizim të mundshëm të Damianos nga produksioni i cili organizon spektaklin.
Donjeta deklaroi se ai bën kompromis për spektakël në mënyrë që të ketë famën dhe paratë dhe një person i tillë i duhet edhe organizatorëve.
Sipas vajzës nga Prishtina, në periudhën deri tek rikthimi ai ka qenë në rrjedha me lajmet më të fundit dhe i është lejuar përdorimi i telefonit.
Mes tjerash, Donjeta zbuloi se ai përpos banorëve të edicioneve paraprake, i njeh edhe banorët e këtij edicioni por nuk preferoi që të deklarojë nëse mendon se ai do të marrë çmimin e madh.
Detajet në videon e mëposhtme. /Prive.al
https://www.youtube.com/watch?v=pX6_F3m5-vQ