Sot 4 vite më parë, ndërroi jetë njëri prej reperëve më të pëlqyer shqiptarë, Dr.Flori.
Florian Kondi, i cili vdiq paraditen e 17 nëntorit, mësohet se pësoi pas konsumimit të tepërt të kokainës.
Ky ishte raporti final i mjekësisë ligjore në atë kohë. Raportet vërteton se dyshimet paraprake ishin se ai kishte humbur jetën si pasojë e një overdoze.
Dr.Flori i lindur më 28 shkurt të vitit 1979 në Tiranë, la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Këngëtari dhe kantautori, Florian Kondi e nisi karrierën e tij artistike me grupin West Side Family duke realizuar bashkëpunime edhe me personazhe të politikës, si Edi Rama.
Në vitin 2009 pas shpërbërjes së grupit, Dr. Flori vazhdoi karrierën e tij i vetëm, drejt çmimeve të njëpasnjëshme.
Së fundi kishte krijuar disa bashkëpunime me mikun e tij të ngushtë, këngëtarin dhe aktorin Ermal Mamaqi.
35-vjeçari Dr. Flori nga Tirana, i dedikoi dy këngë qytetit të tij të lindjes dhe fatkeqësisht u nda nga jeta në 70-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit.
Këtë ditë të trishtë e kujtoi bashkëpunëtori i tij Landi, i cili postoi një fotografi të tij në Instagram pa asnjë përshkrim…/Prive.al