Emri i tij është sinonim i spektaleve të talentëve në trojet shqiptare.
Kur realisht, formula të tilla të programeve nuk ishin edhe shumë të njohura, këngëtari nga Gjakova, Albi Xhepa, i ri në moshë shkëlqeu tek ‘Star Academy’ në TV Klan për të vazhduar më pas në një tjetër rrugëtim vite më vonë tek ‘The Voice’.
E me vitet që kalojnë, Albi i cili mund të na ketë ngelur në kujtesë si i ri në moshë e në vitet e adoleshencës ka ndryshuar!
Ai tashmë është një burrë i pjekur që mbrëmë ka hedhur hapin e rëndësishëm – atë të fejesës.
Në prag të ditëlindjes së tij të 26-të, këngëtari ka kurorëzuar me fejesë lidhjen disa vjeçare me Fabiola Qerkezin në prani të një rrethi të ngushtë të personave.
Ndryshe, Albi ndonëse jo shumë aktiv me projekte të reja muzikore, falë kapaciteteve të tij vokale vazhdon në baza intenzive mbrëmjet muzikore në kafene të ndryshme gjithandej. /prive.al/