Adela Sollaku, e dashura e reperit Ledri Vula sot ka një prej ditëve më të rëndësishme në kalendar, atë të lindjes.
Bukuroshja ka mbushur plot 27 vite jetë dhe këtë moment e ka pritur me shoqet e saj, përfshirë trashëgimtaren e Top Channel, Lori Hoxha e cila edhe ka ndarë fotot nga festa.
Në këtë ditë të vecantë, Ledri të paktën fizikisht ka munguar!
Reperi i njohur me agjendë është aktualisht përtej oqeanit në New York.
Ky zhvillim ka ngjallur spekulime mes fansave që në rrjete sociale kanë ‘vluar’ me hipoteza për një ndarje të sërishme mes dyshes.
Edhe pse në aspektin e rrjeteve sociale, ata janë tejet hermetik, një gjë e tillë nuk mund duket të jetë larg mendsh.
Kujtojmë se pak javë më parë, Ledri në një intervistë televizive folli me mallëngjim për Adelën. Kur u mendua se ata definitivisht janë ndarë, Prive.al, dy ditë më pas i kapi mat në një prej lagjeve të Prishtinës nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Nga ajo kohë, nuk dihet më saktësisht gati asgjë mbi ecurinë e relacionit të çiftit por sipas të gjitha gjasave, aventura e përbashkët me shkëputjet dhe rikthimet, tashmë është përmbyllur përgjithmonë. /Prive.al/