Është përfolur shumë mbi shtatzëninë e Egzona Brahimajt – Muqiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muqiqi.
Në natën më të rëndësishme të tyre, atë të dasmës kur u pyetën nga Vlorijan Halili i Prive, dyshja nuk pranuan të prononcoheshin.
Por tashmë kur kanë dalë edhe fotot që si lënë hapësirë dyshimeve, Egzona ka thënë fjalën e saj.
Në një intervistë me Maki Bajramin, ajo u shpreh e emocionuar mes tjerash për 2017-tën edhe për faktin se do bëhet nënë.
Deklaratën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme me fillim nga minuti 4:35 teksa kujtojmë se Prive javën e kaluar zbuloi që çifti presin vajzë. /Prive.al