Tara po punon fort! Ja surprizat që priten nga ajo në javët në vazhdim (FOTO)

By

Ajo është akoma një vajzë e vogël por duket se kjo nuk e ka penguar aspak të ketë orientim të qartë për jetën e saj.

Vajza e këngëtarit Blero Muharremi dhe aktores Teuta Krasniqi duket se e ka ndarë mendjen se me çka do mirret të paktën për disa vite në vazhdim.

Princesha e vogël do nis karrierë në muzikë dhe këtë e ka zbuluar Blero, babai i saj përmes një postimi në rrjete sociale.

Rreth dy muaj pasi Prive.al raportoi për këtë mundësi, Tara tashmë ka hyrë në studio për të inqizuar projektin e saj debutues.

Kënga që është punuar nga Blero me tekst të nënës, Teuta Krasniqit e cila këtë pjesë e provoi kur shkroi tekstin e këngës së parafundit të Dhurata Ahmetajt pritet të publikohet në prag të festave të fundvitit.

Koha do e dëshmojë nëse ambicia për muzikë është diçka kalimtare për Tarën apo një ëndërr që do ndiqet për kohë të gjatë, seriozisht. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm