Ndodh edhe kjo: Hiti shqiptar merret nga këngëtarja e njohur maqedone

By

Jemi mësuar të dëgjojmë shumë këngë në gjuhën shqipe të cilat nuk janë totalisht prodhime shqiptare por të huazuara nga fqinjët, si serbet, bullgarët e maqedonët.

Por koha e fundit po na tregon edhe një  krejtësisht tjetër pasi që tashmë edhe muzika jonë po huazohet nga vendet fqinje e së fundmi një gjë të tillë e bëri këngëtarja maqedone Elena Risteska.

Ajo njihet si njëra prej këngëtareve më të mira në Maqedoni teksa sukesin më të madh e ka arritur me përfaqësimin e shtetit të saj në Eurovision në vitin 2006 duke u rradhitur kështu e 12-ta njëherit rezultati më i mirë i arritur nga Maqedonia në këtë festival.

Kënga që ajo zgjodhi ta ripërpunojë është ‘Koha s’ndalet” e kënduar nga Greta Koçi me të cilën duket se ka arritur marrëveshje paraprake mbi projektin në fjalë.

Më poshtë keni edhe projektet e të dyja këngëtareve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm