Elgit Doda është këngëtar dhe autor këngësh shumë të njohura, i cili ka hyrë në muzikë si fortunë me krijimtarinë e tij.
Ai njihet dhe me këngët e tij solo por dhe me bashkëpunimet e tij të shumëta me artistët të njohur si Noizy, Zaimina Vasjari, Ronela Hajati, Xhensila Myrtezaj dhe Adelina Tahirin.
E këtë vit, në festivalin ‘Kënga Magjike’ Elgiti na vie me baladën ‘Ajër’, këngë që ka marr kritika të mira pas publikimit.
Por ‘Ajër’ nuk është i vetmi kontribut i Dodës në edicionin e sivjetmë të festivalit.
Elgiti ka punuar edhe pesë projekte të tjera të cilave ua ka punuar muzikën, si balada e Rozana Radit, Tiri Gjoci, Xheisara, dhe Alar Band ft Klea Huta dhe projekti i gjashtë ende nuk është prezantuar.
Me gjashtë këngë ku ka punuar muzikën, Elgiti me siguri do të jetë rekordmen i festivalit dhe shpërblimet nuk do të mungojnë asesi, kur dihet që ka disa nga këngët më të fuqishme që kanë konkuruar deri tani. /Prive.al/