Soni poston foton e parë me personin që i vodhi zemrën

By

Ndonëse më e hapur se kurrë për jetën private, këngëtarja Soni Malaj sërish ka pasur disa limite tek kjo pjesë.

Përkundër faktit se është fejuar, Soni nuk zbuloi shumë nga kjo privatësia duke mos postuar foto me personin që i vodhi zemrën.

Të vetmet foto të çiftin ishin disa të shkrepura në ndeja private dhë një më e re gjatë xhirimeve të emisionit NIN në Klan Kosova.

Por, edhe kjo etapë tashmë mund të konsiderohet e kaluar me postimin e sotëm të Sonit i cili është i pari që e shfaq atë përkrah Klevit.

Përvjetori i parë i themelimit të organizatës bamirëse ‘Fundjavë ndryshe’ ka qenë arsyeja e shfaqjes së çiftit bashkë në përkrahje të nismës fisnike. Soni dhe Klevi duken definitivisht çift për t’u pasur lakmi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm