Ledina Çelo rrezikon goxha (FOTO)

By

Këngëtarja Ledina Çelo e cila duket se e ka braktisur muzikën, nuk lë pas dore jetën e saj si personazh publik.

Ndonëse jeton në Gjermani, me kushte sigurie të admirueshme, Ledina Çelo e ka tejkaluar imagjinatën me postimin e saj teksa udhëton.

Siç shihet dhe në një foto të shpërndarë për ndjekësit, këngëtarja nget makinën me 180 km/h dhe njëkohësisht fotografon kroskotin e makinës.

Ky veprim i rrezikshëm nuk duhet justifikuar me standardet e rrugëve në Gjermani, duke qenë se këngëtarja ndiqet nga mijëra shqiptarë të cilët mund të merrnin shembullin e idhullit të saj në rrugët tona shkruan Lapsi.

Artikuj të ngjashëm