Ishte viti 2010 atëherë kur për herë të parë këngëtarja Arta Bajrami u bë nënë.Ajo së bashku me bashkëshortin e saj Xhimi Sekiraqa,u bënë prindër të një vajze të cilët e quajtën Viktoria.
Ajo tashmë është rritur dhe dje ka festur një ditë mjaft të veqantë.Ajo ka përfunduar nivelin parashkollor dhe tashmë është shumë afër edhe fillimit të shkollimit fillor.
Padyshim që edhe për këngëtaren këto momente janë shumë të cmueshme saqë nuk heziton fare që t’i ndaj ato me të tjerët.
Ajo në një postim të bërë i uron Viktoriës më mirën e mundshme,si dhe ia shpreh tërë dashurinë që ka ajo kundrejt saj./Prive.al/