Adelina nuk do ju lë më të prisni!

By

Edhe pse jo shumë aktive në sferën e muzikës, kjo nuk do të thotë se Adelina Emini e harron plotësisht atë.

Ajo ka vendosur që pas një pauze nga projekti i saj i fundit ‘Afër meje’ t’i rikthehet muzikës me një projekt të ri për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.

Adelina aktualisht po qëndron në Zvicërr, nga ku edhe e ka shpërndarë lajmin.

Në disa prej imazheve të postuara nga këngëtarja, ajo shihet në bukuritë e shtetit helvetik ku sipas gjasave po e xhiron klipin e ri.

Momentalisht, deri në publikimin e projektit, e gjitha që mund të bëjmë është të presim e t’a shohim punën që do publikohet për publikun shumë shpejt. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm