Si e ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ Bleona rrëfeu disa prej momenteve më të rëndësishme të fëmijërisë.
Ajo tregoi se deri në moshën 12 vjeçare kishte fëmijëri të lumtur por gjithçka ndryshoi kur në krizën e madhe të viteve të 90-t, babai i saj u shkarkua nga puna dhe u detyrua që të dalë e të shes në rrugë.
Rezerva të mëdha detergjenti ishin blerë nga Nazmiu por që kishin mbetur si rezerva të pashitura në dhomën e Bleonës e cila në vitin 1992 bëri punën e saj të parë – shitjen e detergjentëve.
Këngëtarja rrëfeu se periudha e rëndë e familjes në aspektin ekonomik zgjati deri në vitin 1996 dhe gjatë kësaj kohe ndihmoheshin për mallra bazikë nga daja. /PRIVE.AL