2020-a e nxehtë e Babastars!

By

Pak ditë më parë iu njoftuam që tre anëtarët e labelit, Babastars Ghetogeasy, Majk dhe Onati kanë qëndruar në një nga studio e kryeqytetit.

Sipas informacioneve ata mund të përgatiten për një këngë të re së bashku, e cila pason “Vamos” që erdhi në 2019-të.

Por, që padyshim që ky nuk do të jetë i vetmi projekt nga ta, pasiqë viti sapo ka nisur e prurje të reja do të ketë me shumicë.

Mirëpo, sipas menaxherit të grupit ky vit do jetë i zjarrtë nga kjo treshe, bazuar nga postimi që ka bërë në mediat e tij sociale në Instagram.

Se çfarë po përgatisin, na mbetet të shohim./Prive.al

Artikuj të ngjashëm