Ylli i Reality Show “Keeping Up with The Kardashians”, Kim Kardashuian, nuk e ka nisur mbarë vitin e ri.
Bukuroshja e famshme, ka pasur nja tri net të tmerrshme, pasi djali i saj 2 vjeçar Saint West u sëmur rëndë dhe iu desh të shtrohej në spital.
Ajo ka kaluar tri net duke i qëndruar pranë të birit, që po vuante nga pneumonia dhe po merrte ndihmë mjekësore.
Vogëlushi Saint tani është më mirë, ndërsa është Kim ajo që ka bërë një postim prekës në Instagram.
“Vogëlushi im i shtrenjtë është i fortë. Pasi kaluam tri net në spital dhe pashë të birin tim duke u injektuar me dhe nën makineritë e oksigjenit, fundviti për ne ishte shumë sfidues. Pneumonia është kaq e frikshme. Dua të falënderoj çdo infermiere dhe çdo doktor që punuan për ne ato ditë. Ne ju jemi shumë mirënjohës të gjithë juve. Ai është në shtëpi dhe shumë më mirë. Jam e sigurt që do të thotë se vetura e ambulancës ishte shumë “cool”. Sainti im i fortë”, ka shkruar Kim në Instagram. /Prive.al