2015-ta, vit i ndarjeve (Video)

By

Nuk janë vetëm martesat që po e karakterizojnë vitin 2015.  Vëmendje më të madhe se këto po marrin emocione të tjera por jo dhe aq pozitive.

Fillimisht dasma e tij u bë lajm e muhabet gjithandej. Agon Sylejmani po i jipte fund beqarisë me Egzona Sylën.

Prive ishte e pranishme dhe solli detajet që nuk u panë askund tjetër. Lumturia ishte kostumi që vishnin gjatë atyre ditëve por edhe më shumë çifti.

Por mesa duket as ajo nuk zgjati shumë. Një gabim i reperit të grupit Tingulli 3nt zëvendësoi gjithë dashurinë në ndenjë jo shumë të mirë.

Tradhëtia që i bëri gruas e dërgoi atë drejt aktit të fundit të lidhjes… ndarje.

agon amiga

Për të njëjtën arsye sikurse të Agonit me Egzonën, i dhanë fund martesës edhe Besa Gashi me Albert Krasniqin.

Ky është informacioni që shoqëronte artikujt në median e shkruar edhe pse çifti nuk ka dhënë deklarata sa i përket këtij vendimi.

U përfol se ajo që i tregoi Besës se bashkëshorti e tradhtonte ishte mikja e saj, këngëtarja Altuna Sejdiu.

besa

Por edhe për Tunën dashuria nuk pati një epilog të mirë. Pak javë pas ndarjes së shoqes së saj nga bashkëshorti këngëtarja u nda nga reperi Cozman.

Ky lajm vazhdon akoma të kryesoj gazetat rozë teksa çifti nuk ka deklaruar asgjë rreth lajmeve të publikuara.

Mesa duket Tuna dhe Cozy nuk po nxitojnë me deklarata pasiqë në një ardhme edhe mund të kthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.

tuna cozy

Edhe Soni nuk ka folur sa i përket ngjarjeve të fundit në jetën e saj private. Sipas informacioneve që ka siguruar Prive, Malaj i ka dhënë fund raportit dashuror me bashkëshortin e saj Mirko.

Prindërit e Annës mesa duket nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar historinë e tyre deri në fund.

A ishin “rrenat” , distanca apo diçka tjetër në përrallën e Sonit dhe Mirkos . Akoma nuk janë zbuluar detajet e divorcit.

soni mirko

E jo vetëm ndarje por edhe padi ndaj një personazhi publik bëri Admir Ismailukaj.

I dashuri për 15 vite i Aurela Hoxhës nuk duroi më. Admiri kërkoi divorc nga shoëgirl për shkak se sipas tij janë përkeqësuar raportet familjare për shkak të qëndrimit jo korrekt të Aurelës.

Çifti kanë filluar bashkë që në moshë të re e deri vonë mes tyre përpos dashurisë kishte edhe shumë harmoni që tani u zbeh.

aurela ardit

Disa e shijuan martesën e disa nuk arritën të parakalonin në altar. A do të bashkohet njëri nga këto çifte presim e shohim, sepse vitet kanë lënë gjurmë të pashlyeshme./Prive.al

Artikuj të ngjashëm