Të gjithë pëlqejmë të përdorim produkte të grimit, nganjëherë më shpesh se që duhet.
Mirëpo ndoshta pak nga ne e dinë se ato mund të përmbajnë edhe përbërës të dëmshme ose blejmë edhe produkte falso.
Duhet të keni shumë kujdes që të mos blini produkte grimi fals!
Nisuni nga parimi, nëse ju kujdeseni të lexoni etiken e përbërësve të çdo produkti ushqimor që blini, atëherë edhe ato të bukurisë nuk duhet të jenë më ndryshe.
Fatkeqësisht, grimi dhe produktet e kujdesit personal kanë pak mbikëqyrje qeveritare, që do të thotë shumë produkte, dhe përbërësit e përdorur në produktet e sotme të bukurisë, nuk janë të rregulluara mirë.
Konsumatorët janë duke u bërë më të vetëdijshëm për ndikimin mjedisor të përbërësve të caktuar, dhe bukuria e pastër po evoluon që të ketë më shumë transparencë në paraqitjen e përbërësve dhe më poshtë gjeni të listuara ato që dëmtojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm.
- Formaldehyde
- Fragranca sintetike
- Phtalates
- Paraben
- Vajwra minerale
- Polyethylene glycol
- Siloxane
- Triclosan
- Ethanolamines
- Oxybenzone
- Octinoxate
- Homosalate
- Toluene
- Talc
- Teflon
- Resorcinol
- Retinyl acetate
- Carbon black
- PFA dhe PFC