20 milionë shikime për ”Love me”

By

Ishte një ndër hitet e pakontestueshme të muajve të verës.

Madje, kënga ”Love me” nga Elvana Gjata e Bruno hyri në listën e krijimeve të pakta muzikore shqiptare që kaluan kufijtë shqiptarë duke u ranguar në Shazam Charts.

Sikur të mos mjaftonte kjo arritje, kënga shërbeu si inspirim edhe për artistë nga vende fqinje që e morrën për ta përshtatur në versionin e tyre.

Reflektim i gjithë këtij suksesi pa dyshim se janë shikimet në Youtube. “Love me” tashmë ka kaluar shifrën e plot 20 milionë shikimeve, si një ndër projektet e pakta të lançuara gjatë verës e që ka arritur të kapë këtë shifër. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm