2 vite martesë: Kështu po feston Vig Poppa

By

Data e sotme për reperin e njohur nga grupi Kaos, Vig Poppa është e shënuar.

Fiks dy vite më parë, në 2015-tën, statusi i tij ndryshoi një herë e përgjithmonë me kurorëzimin e dashurisë pas një lidhjeje të gjatë me personin e jetës, Enën.

Ceremonia ishte private dhe modeste, siç edhe ishte ky shënim i përvjetorit i cili çiftin e ka gjetur përplot dashuri në një darkë përkrah njëri-tjetrit.

Kujtojmë se si fryt i dashurisë, në jetë erdhi Dominiku, djali i Viganit dhe Enës i cili në një muaj mbush gjithashtu dy vite jetë. 

Edhe shumë të tjera për familjen me çdo të mirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm