2 javë betejë me koronavirusin – lajmërohet Shkurte Fejza

By

Javët e fundit, Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj janë përballur me virusin COVID-19.

Këtë gjë e bëri të ditur vet ajo me anë të një postimi në Instagram, ku tregon se fatmirësisht është shëruar plotësisht.

Në statusin e gjatë, Shkurta thotë se kishte dy javë që u përball me këtë virus, ndërsa falënderon mjekët për kujdesin ndaj saj dhe bashkëshortit, Hajrushit.

“Përshëndetje miqësia ime.

Pas dy javë përballje të rënda me Covid 19 por duke ju falënderuar angazhimit maksimal të fëmijëve tanë për shërimin tone dhe mjekëve të nderuar dr. Arben Vishaj dhe dr. Behxhet Osmani ja pra sot po ju shkruajm me Hajrushin sërish dhe iu informojmë se ia dolëm me sukses. Kujdes ruajeni shëndetin”, shkruan këngëtarja. /Prive.al

Përshëndetje miqësia ime.
Falemnderit Zotit.
Pas dy javë përballje të rënda me Covid 19 por duke ju falenderuar…

Posted by Shkurte Fejza on Saturday, April 3, 2021

 

Artikuj të ngjashëm