Janë bërë disa sezone që emisioni Prive pjesë përbërëse të saj ka intervistën “60 sekonda”. Të gjitha yjet e skenës u përballën me pyetjet jashtë karrierës por edhe atyre provokative.
“60 sekonda” është kthyer në sinonim të emisionit Prive për vite me radhë por tani nga kjo rubrikë u frymëzua televizioni më i ri në Shqipëri.
“Life in a minute” mban emrin në INTV, rubrika tërësisht e ngjajshme me “60 sekonda”.
Përpos konceptit edhe pyetjet janë shumë të njëjta me ato që kemi sjellur çdo të shtunë.
Ky është efekti Prive, i cili përpos me lajme ekskluzive solli një format të ri në ekranin shqiptar.