Tuna flet për mungesën e saj në skenë ?!

By

Viti i kaluar, nga shumëkush u cilësua si dështim për Tunën. Shkëlqimi me ‘Fenix’ duket se u zbeh dhe interesimi dhe vëmendja për të nuk ishte e njejta.

Pothuajse të vetmet momente kur u përfol ishin thashethemet për ndarjen me Cozman dhe ribashkimi.

Megjithatë, duket se Tuna gjatë periudhës pa koncerte e projekte muzikore ka reflektuar për një start të ri.

Kjo lihet të kuptohet nga një shkrim me të cilin nis këtë të hënë. ‘Nuk ishte humbje kohe nëse ke mësuar diçka’ – është fjalia të cilën këngëtarja e ka shpërndarë në profilin e saj.

Se çfarë ka shërbyer si leksion për Tunën dhe çfarë do sjell ajo së shpejti mbetet të shihet nga koha. Por definitivisht një gjë është e sigurtë, ajo di të befasojë! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm