Pas disa ditëve fantastike të kaluara në Prishtinë përgjatë festivalit “Sunny Hill” të cilin e hapi me super performancë ditën e parë, ditëve të Duas në Prishtinë i erdhi fundi.
Por, para se të vazhdojë për angazhimet e saj, respektivisht koncertet në katër anët e globit, artistja me famë botërore ka pasur një ndalesë të rëndësishme.
Ajo ka vizituar pavijonet e “Manifesta”, organizimi më i madh kulturor që këtë vit mbahet në Prishtinë.
Dua ka qenë në Hotel Grand për të parë instalacionet dhe veprat e artit të artistëve të ndryshëm, vendor dhe ndërkombëtar.
Për ta promovuar edhe më shumë këtë ngjarje të madhe kulturore, Dua ka bërë një postim në rrjetin e saj social, Instagram.
“Dje shkova në @manifestabiennial i cili aktualisht po mbahet në Prishtinë, Kosovë. Ka instalacione të pabesueshme arti dhe ekspozita publike në të gjithë qytetin, por veçanërisht në vende që kanë nevojë për pak dashuri dhe vitalitet. Ekspozita kryesore mbahet në The Grand Hotel i cili tani është pothuajse i braktisur me përjashtim të ngjarjeve të rastësishme private. Është një ekspozitë fantastike që pret artistë nga Kosova dhe nga e gjithë bota dhe ju bëj thirrje nëse nuk keni qenë ende ose po mendoni të shkoni, kjo është një domosdoshmëri në listën tuaj të gjërave për të bërë në Prishtinë këtë verë!” – është shprehur Dua.
Ndryshe, këngëtarja nesër performon në Hungari, përpara datave shumë të ngjeshura të koncerteve të saj përgjatë turit botëror në Amerikën Latine në shtator. /Prive.al
View this post on Instagram