15 vite bashkë: Përvjetori i ëmbël për çiftin shqiptar

By

Pa shumë vëmendje mediatike duke ditur limitin mes privates dhe publikes, ata janë shndërruar në një prej çifteve për t’u ndjekur shembull në ndërtimin e kalasë së bukur të dashurisë.

Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria Julka Gramo dhe Andy Gramm që këtë fundjavë kanë mbushur plot 15 vite së bashku.

E ky përvjetor jubilar nuk është kaluar dosido por përmes një ‘arratisjeje’ romantike vetëm të dy në Barcelonë të Spanjës.

Ndryshe, çifti i njohur tashmë kanë dy fëmijë, Ianin dhe Gregun teksa vazhdojnë punët e tyre të zakonshme. Julka që ka kohë pa projekt të ri muzikor punon si moderatore në një radio kurse Andi mbetet në Threedots mes tjerash edhe si menaxher i artistëve të familjes artistike. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm