Sa ndihmohen artistët e rinjë nga producentët në Kosovë ?!

By

Më shumë se asnjëherë tjetër, dy viteve të fundit jemi dëshmitarë të emrave të rinjë në moshë që po vërshojnë skenën muzikore. Artistët e tillë po arrijnë që të konkurrojnë fort duke lëkundur pozitat e këngëtarëve që mbajnë fronin për një kohë të gjatë.

Por si arrihet deri tek ky sukses ?! A është i vështirë depërtimi tek producentët pa ndihmën e të cilëve ëndrrat për sukses shumëzohen me zero ?!

Një realitet jo fort miqësor për talentët e rinjë e ka shpërfaqur Reexhi, djaloshi nga Vushtrria i njohur për këngët dhe tekstet e tij.

Ai përmes një statusi në Facebook disa ditë më parë ‘falemnderon’ me ironi të gjithë producentët që i kanë premtuar mbështjetje dhe në fund nuk i kanë ofruar asgjë.

I kontaktuar nga Prive.al, Reexhi rrëfeu se rrugëtimi drejt industrisë së muzikës sot është më i lehtë se kurrë, por fatkeqësisht jo në bazë të talentit. ‘Mjaftojnë para dhe secili do të punojë me ty. Kaq mjafton dhe teksti, muzika, klipi dhe shikimet në Youtube janë të përfunduara’ – shprehet ai.

Reperi i ri u deklarua edhe rreth shumicës së producentëve që sipas tij janë të përqendruar vetëm tek profiti. ‘Nuk shoh perspektivë të mirë për muzikën sepse kohëve të fundit ajo po imponohet. Megjithatë për vete nuk dëshpërohem aq shumë sepse ka ende kohë që të ndryshoj kjo mendësi’ – potencon Reexhi.

Shpresë që talentët e rinjë të kenë më shumë mundësi për të treguar veten e tyre, do të ketë atëherë kur siç shprehet reperi nga Vushtria, producentët që ndihmojnë nuk do të jenë ‘specie në zhdukje’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm