13 vite Klan Kosova, Alaudin Hamiti emocionon me dedikimin

By

13 vite më parë skenës mediale kosovare iu shtua televizioni që lëkundi themelet.

Në shkurtin e 2009-ës, Klan Kosova depërtoi në ekranet kosovare, për të ndryshuar përgjithnjë trendin, shijet dhe tregun.

Teksa televizioni shënon ditëlindjen, këtë është përkujdesur që ta bëjë me një kartolinë urimi.

Sivjet është rikthyer kënga “Jemi Një” përmes një videoklipi fantastik të realizuar me stafin e televizionit nga secili departament, secili pore i funksionimit.

Mbi këtë datë të shënuar për ekranin numër një në vend, një evkokim kujtimesh e ka bërë drejtori i programacionit, prezantuesi Alaudin Hamiti, i angazhuar që nga dita zero në krijimin, ndërtimin dhe arritjen e Klanit në nivelin ku është sot.

Ai ka emocionuar në shkrim ku mes tjerash shprehet:

“Falënderoj të gjithë për mundësinë dhe besimin, kolegët që besuan më shumë se një dekadë në vizionin tim ndryshe, në programacionin që bëri diferencën totale nga ç’ofronte tregu mediatik kosovar!

Krenar sot por më shumë nesër sepse po punoj paralelisht në dy gjigandë mediatik si KlanKosova dhe Artmotion”.

Hamiti, ka paralajmëruar risi në muajt dhe vitet në vazhdim, gjithmonë me synimin që Klani të jetë një dhe i pakonkurencë, si deri tash në 13 vite ekzistencë dhe revolucion në ekranet kosovare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm