Sokol Marsi: Elhaidën nuk e priti askush

By

Delegacioni shqiptar në Eurovision në krye me Elhaida Danin është kthyer në vendin e shqiponjave.

Ndryshe nga hera e fundit kur të gjithë e pritën me brohorima e duartrokitje këtë herë nuk doli askush përpos të afërmëve të delegacionit tonë.

Këtë gjë e bëri të ditur tekstshkruesi Sokol Marsi i cili ka bërë një status të gjatë për këtë ngjarje.

Mendimin e tij Marsi e drejton tek artistët e politikanët që dikur mbështesnin me të madhe Danin.

“Në fakt në moment mu rishfaqën në kokë imazhet e disa kohëve më parë ku në të njëtin vend, në të njëjtën orë, ndoshta dhe në të njëjtën ditë, grumbull i madh Shqiptarësh thërrisnin me brohërima Elhaida…Elhaida …e sapo kthyer nga Italia si fituese e Voice of Italy. Në çast mu kujtuan me dhjetra komente në rrjetet sociale të shumë kolegëve artistë, kompozitorë, poetë, këngëtarë, shqipëtarë etj të cilët konkurronin asajkohe duke u çjerrë në fb se Elhaida ishte krenaria jonë, ishte simboli kombëtar i përfaqësimit, ishte njeriu më i dashur për ta, ishte mikja e tyre e ngushtë, etj..etj…..Po sot pyeta veten ku janë këta njerëz?!!!, këta kolegë, “miq” e dashamirës! Ç’ju ka bërë Elhaida që i ka mërzitur?!!! Përse sot nuk është “mikja” e tyre e ngushtë, krenaria e tyre, ajo vajza që këta i kishin dhënë dorën e shtruar rrugën për tu bërë këngëtare e madhe…ç’kishte ndodhur vallë? Për çfarë ishin “zhgënjyer” këta njerëz?!!!. Pak kush e di se në Eurosong u vlerësua si një nga 3 zërat më të mirë të kompeticionit të sivjetshëm.Po kush tha që fituesi i “Voice of Italy” një konkurs që zbulon talente të reja duhet të ishte pa tjetër edhe fituesi i Eurovision-it?!!!, një eventi gjigant me buxhetin më të madh në Europë dhe me përfaqësimin e 40 artistëve më të mirë të momentit në tregun europian, përse domosdoshmërisht duhet të fitonte Elhaida Dani?!!!. Po ç’duhet të thonë vetë italianët për ” IL VOLO ” që erdhën si fitues të Sanremos së famshme?!!! Po ç’duhet të thonë Hollandezët, Francezët, Spanjollët, Grekët apo Gjermanët që erdhën me super këngëtarë dhe u renditën poshtë Elhaidës?!!!. – thuhet ndër të tjera në shkrimin e Sokolit.

Marsi ka shkruar se i vetmi visitor ishte i biri i tij, Teo i cili kishte shkuar për Elhaidën dhe jo për babain./Prive.al

Artikuj të ngjashëm