Shtyhet publikimi i këngës së re të Era Istrefit

By

Kënga e re e Era Istrefit që do pasonte hitin ”Shumë pis” u paralajmërua që do publikohet sot në orën 13.

Publikimi në Youtube është shtyrë por fatmirësisht jo për një periudhë të gjatë kohore.

Ka qenë vetë Era që përmes një postimi në Instagram nuk ka dashur t’i lë fansat në pritje pa ndonjë sqarim eventual për vonesën.

Ajo ka bërë të ditur se bëhet fjalë për probleme teknike të cilat do zgjidhen për një ose maksimumi dy orë.

Ky projekt po pritet me padurim nga shumë fansa të këngëtares që normalisht të mësuar me hitet e njëpasnjëshme të Erës, nuk presin të zhgënjehen as kësaj radhe. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm