Rita Ora zgjon publikun amerikan me performancë live, dhe është fantastike

By

Gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi mori pjesë në Met Gala, këngëtarja Rita Ora, ka shfrytëzuar rastin edhe të paraqitet në disa prej televizioneve më të njohura amerikane.

Dy ditë më parë ajo ishte e ftuara e Jimmy Fallon, ndërsa në mëngjesin e 9-të majit, i ka zgjuar amerikanët me muzikën e saj në emisionin “Good Morning America” në ABC.

Këngëtarja ka performuar këngën e saj të fundit “Carry On”, në një studio televizive të shoqëruar me duartrokitjet e publikut.

“Carry on” është edhe kënga e filmit të ri “Pokemon Detective Picachu”, që e pati premierën ditë më parë. /Prive.al

https://www.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=cy6C5guVknw&fbclid=IwAR3zD-G5LLg9uuGSRxuQDOkUQa15C0374-c0cWAoO_p-vx1-I_Qppm9_Xp4&app=desktop

Artikuj të ngjashëm