Rita Ora për vizitën në Kosovë: Sytë mu mbushën me lot

By

Ditë më parë ajo vizitoi vendlindjen e saj Kosovën.

Këngëtarja me famë botërore si pjesë e një misioni të
UNICEFIT, erdhi në Kosovë për t’i ndihmuar fëmijët e varfër dhe Rita Ora e
paska marrë shumë për zemër këtë vizitë.

“Ende po mendoj për vizitën time në Kosovë dhe jam dëshmitare e punës së mrekullueshme që po bën UNICEF në mbrojtje të fëmijëve të së ardhmes. Ju dhashë edhe ca lodra fëmijëve dhe s’mund t’ua them dot sa të lumtur ishin dhe kjo mi mbushi sytë me lot, fakti që mund të jepja buzëqeshje te ata fëmijë”, ka thënë Rita në Instagram, duke i shoqëruar këto fjalë edhe me disa fotografi nga vizita e saj në Kosovë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm