Kur do të publikohet ‘Gangsta Love’ ?

By

Duetit të shumëpritur mes Çiljetës e Noizyt duket se më në fund i ka ardhur koha e finalizimit.

U deshën të kalojnë dy vjet e gjysmë nga lançimi zyrtar i trailerit për të pasur një datë zyrtare të publikimit të projektit.

Java e parë e muajit Gusht do të jetë periudha kur fansat mund të shijojnë këngën e dyshes.

Çiljeta përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një projekt gjigand me gjatësi prej 8 minutave për përfundimin e të cilit produksioni po punon me orar të tejzgjatur.

Këngëtarja u kritikua për kopjim të Beyonce në disa sekuenca të klipit, fakt të cilin Çiljeta e pranoi me sportivitet duke potencuar se dallimi qëndronte vetëm tek reçipetat që divës botërore i mungonin. /Prive.al/

 

1437064776cilicili.jpgfaqe

https://instagram.com/p/5mZXQBOQH4/

Artikuj të ngjashëm