Kjo është kënga e Dafinës për tregun ndërkombëtar! (VIDEO)

By

Se Dafina Zeqiri nuk po qëndron kot e në rolin e turistes në Amerikë, këtë ka kohë që e kemi kuptuar.

Këngëtarja i është përvishur punës për realizimin e krijimeve muzikore, të denja për tregun ndërkombëtar, suksesin në të cilin ajo ia ka vënë vetes si cak për t’u arritur.

Disa ditë më parë u njohëm me pak sekonda të një prej krijimeve muzikore tashmë të kompletuara, por natyra e Dafinës ka bërë që ajo të mos durohet pa ndarë pak me fansat nga këto punë që i ka finalizuar.

Në Snapchat, Dafina ka postuar pjesë të një kënge tjetër që do publikohet së shpejti.

Prive.al mëson se këngëtarja ka gati një listë këngësh në të cilat ka eksperimentuar pak edhe në zhanre për t’iu përshtatur identitetit të saj artistik dhe rrjedhave të komercializmit të tregut.

Me shpresë që njëra prej këtyre këngëve të jetë gjetja e duhur për tregun ndërkombëtar, shijojmë pak nga projektet e Dafinës në videon e mëposhtme. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm