Fytyrat tona publike që morën rrugën për të mbështetur Kosovën! (FOTO)

By

Që nga dita e djeshme grupe të ndryshme të tifozëve kanë marrë rrugën për në qytetin e Shkodrës për një dhe të vetmin qëllim, mbështetjen e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

E natyrisht që kjo ndeshje nuk mund të ikte pa u përcjellur edhe nga fytyrat tona publike pasi që dimë se shumë prej tyre janë adhurues të futbollit e tashmë që fjala është për shtetin e tyre shtohet edhe një arsye më tepër për të qenë sa më afër saj.

Siç raportuam edhe ditën e djeshme një numër i madh i aktorëve ishin organizuar dhe mbledhur duke u nisur kështu që nga dita e djeshme ku edhe u panë në hotelin ku gjindej përfaqësuesja duke u takuar kështu me futbollistët e duke i motivuar ata edhe më tepër.

Sot ai numër ka shkuar edhe më tepër në rritje pasi që disa emra tjerë të skenës kanë marrë të njejtën rrugë, atë drejt stadiumit “Loro Boriçi”.

E cilët janë këta emra do ta kuptoni përmes fotografive. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm