Aktorja e njohur, Albulena Kryeziu, vitin 2016 do ta mbajë mend gjatë për shumë arsye.
Përpos që në këtë vit ajo kurorëzoi lidhjen e saj të dashurisë me regjisorin Ilir Bokshi edhe me martesë, sukseset nuk po i mungojnë as në sferën profesionale.
Mbrëmja e kaluar na befasoi të gjithëve kur Albulena na prezantoi një çmim të cilin e kishte fituar në Francë në DC Festival.
Ajo arriti të rrëmbejë çmimin si aktorja më e mirë me filmin ‘Cheating Papers’ i cili u realizua disa vite më parë.
Duket se tashmë ‘kufijtë ndarës’ me Europën për artistët tanë nuk po vlejnë pasi koha po dëshmon ditë e më tepër se talenti dhe dëshira për të arritur diçka nuk i njeh këto lloj barrierash. /Prive.al/