Ed Sheeran pëson një tragjedi! Kjo i ndodhi këngëtarit

By

Këngëtari britanik Ed Sheeran, ka pësuar thyerje të zemrës pasi që macja e tij Graham nuk është më në këtë jetë.

28 vjeçari, krijuesi i këngës hit “Shape of You”, ka publikuar një fotografi të maces së tij në Instagram, dhe ua ka dhënë lajmin fansave se Graham nuk është më pranë tij.

Ndërsa e dashura e menaxherit të këngëtarit Sheeran, Liberty Shaë, ka shkruar se macja e tyre, këtë të mërkure ka humbur jetën tragjikisht pasi u godit nga një veturë.

“Jemi me zemër të thyer”, ka shkruar ajo. “Ai maçok ishte i mrekullueshëm dhe do të na mungojë shumë”, ka shkruar Liberty në profilin e saj në Instagram.

Ndërsa Ed e kishte lënë macen nën kujdesin e miqve të tij derisa ishte në një turne muzikor. /Prive.al

View this post on Instagram

💔

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos) on

Artikuj të ngjashëm