Bleona sërish: Një “bishë super seksi” në klipin e ri

By

Ka kaluar një kohë e gjatë qysh kur Bleona Qereti ka sjellë një klip të ri.

Mirëpo Bleona tani ka mbledhur forcat dhe ka punuar në këngën e re “Wicked Love” e cila u publikua para pak kohe, e tani po vjen edhe e konkretizuar në një video klip të ri.

Këngëtarja nuk ka pritur gjatë që të zbulojë pamjen e saj në këtë spot muzikor, në të cilin ajo nuk ka dalë nga Bleona e zakonshme.

Si gjithnjë, këngëtarja duket atraktive dhe ka zgjedhur të zbulojë asetet e saj, përmes një palë veshjeve prej ‘latex-i’, të cilat nxjerrin në pah linjat e bukura të saj.

“Dhe ja njëra nga pamjet e mia nën klipin e ri. Falënderime të mëdha për ekipin tim”, ka shkruar Bleona. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BieAqytjfKX/?taken-by=bleona

Artikuj të ngjashëm