Bebe Rexha takohet me modelen e famshme – të dyja promovojnë trupat e bëshëm

By

Bebe Rexha është bërë sikur zëri i çdo gruaje në botë që ka probleme me imazhin e trupit të vet!

Këngëtarja e cila njihet për format e saj më të  bëshme, nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se dizajnerët madje kanë refuzuar ta veshin për shkak të peshës së saj.

Por ajo, gjithmonë promovon idenë që cdo trup është i bukur dhe duhet ta duam veten e madje e thekson vazhdimisht, se i pëlqejnë të pasmet e saj të mëdha dhe i pëlqen të hajë gjëra që të bëjnë të shtosh në peshë.

Ndërsa së fundmi, ajo është takuar me modelen britanike Ashley Graham, e njohur për fizikun e saj të bëshëm dhe si njëra ndër modelet më të suksesshme të linjave  të ashtuquajtura “Plus Size”.

“Çdo trup është i bukur”, ka shkruar Rexha në profilin e saj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm