A i’u adresua Noizy me këtë postim zhvillimeve të fundit mes Getit dhe Gold AG?!

By

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy vite më parë u shndërrua në temë diskutimi për përleshjen e tij me reperat e grupit Babastars.

Njejt ndodhi edhe shtatorin e vitit të kaluar kur i njejti pati një tjetër konflikt por këtë herë me një pjesë tjetër të artistave të po këtij grupi.

Herën e parë si kurrë më parë pranë i’u gjend reperi Gold AG i cili tashmë ka ndërruar qasje sa i përket raporteve me të dhe rivalët e tij të dikurshëm.

Zhvillimi i fundit mes Goldit dhe Getit i cili u duartrokit nga publiku duket se nuk i ka pëlqyer aspak Noizyt i cili në mënyrë indirekte duket se thumboi kolegët e tij.

Përmes një videoje të këngës ‘Ju njoh mirë’ artisti nga Shqipëria duket se i’u drejtua dyshes duke e cilësuar grupin e tij si të ‘Dalluar’ nga të tjerët. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm