Pasi fansat kishin spekuluar për një këngë të Kupës së Botës nga Nicki Minaj, Maluma dhe artistja libaneze Myriam Fares, FIFA ka konfirmuar zyrtarisht se treshja do të publikojë një himn të ri zyrtar të Kupës së Botës që do të publikohet të premten (18 nëntor ), nëpërmjet Universal Arabic Music/Universal Music Group/ Republic Records.
E titulluar “Tukoh Taka”, kënga pritet të bëjë histori si kënga e parë e Kupës së Botës FIFA me tekste angleze, spanjolle dhe arabe. Ky bashkëpunim ndër-kontinental përmban një sinergji me energji të lartë midis Minaj, Maluma dhe Fares ndërsa ata repojnë dhe këndojnë për bashkimin e fansave në mbarë botën dhe për të festuar së bashku. Fansat mund të presin gjithashtu një premierë video muzikore “kinematike” që do të shoqërojë këngën po atë ditë.
Kupa e Botës FIFA 2022 fillon më 20 nëntor me ndeshjen hapëse të turneut të vendit pritës të Katarit kundër Ekuadorit. Në total do të marrin pjesë 32 ekipe që përfaqësojnë vende të ndryshme. Në fund, njëri kurorëzohet kampion i Kupës së Botës më 18 dhjetor.