Premiera e filmit “Unstoppable” të Jennifer Lopez, prodhuar nga ish-bashkëshorti i saj Ben Affleck, u anulua për shkak të zjarrit masiv që shpërtheu në Los Angeles.
Premiera e filmit ishte menduar të bëhej në Teatrin DGA por papritur u anulua në minutën e fundit.
“Për shkak të shqetësimeve të sotme të sigurisë në lidhje me rritjen e aktivitetit të erës dhe zjarreve në Los Angeles, ne po anulojmë premierën”, tha një përfaqësues i Amazon MGM Studios.
“Unstoppable” është një dramë e bazuar në një histori të vërtetë që Lopez prodhoi me ish-burrin e saj Affleck dhe mikun e tij më të mirë Matt Damon.