“Zgjoi” i Blerta Bashollit i futet garës edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato në Meksikë

By

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit i është futur garës edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato në Meksikë.

“Zgjoi” është në konkurrencën ndërkombëtare të filmave të metrazhit të gjatë, kështu ka thënë aktorja kryesore Yllka Gashi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Rrugëtimi i tij vazhdon në Meksikë në edicionin e 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato që mbahet nga 17 deri më 26 shtator në qytetet León, San Miguel de Allende & Irapuato”.

“‘Zgjoi’ është në konkurrencën ndërkombëtare të filmave të metrazhit të gjatë!”, ka shkruar Gashi.

Qendra Kinematografike e Kosovës e ka propozuar si kandidat për garën në “Oscars”, filmin “Zgjoi”.

Artikuj të ngjashëm