Gjatë kësaj jave është njoftuar për gjendjen e rëndë shëndetësore të Junior Sambia, i cili sot madje thuhej se ka përfunduar në gjendje koma.
Sipas raportimeve të fundit, futbollisti i Montpellier është jashtë ventilatorëve dhe është zgjuar nga koma.
23-vjeçari kishte komplikime të gjendjes shëndetësore pasi u infektua me virusin Covid-19, shkruan gazeta As.
Ai ishte lojtari i parë në Ligue 1 që testoi pozitiv në koronavirus.