Kida dhe Ermal Fejzullahu janë bërë sërish bashkë për një këngë të re.
Pas suksesit të madh me “Mi Amore”, dyshja kanë vendosur që të sjellin projektin me titullin “N’tela” dhe këtë e zbuloi Ermali.
Xhirimet e këtij videoklipi janë realizuar në Bodrum të Turqisë, ku artistët kanë qëndruar me ekipin për disa ditë.
Artistët ende nuk e kanë bërë publike datën e publikimit veçse e kanë paralajmëruar se do të dalë shumë shpejtë./Prive.al