Zbulohet lidhja sekrete e Noizyt, fejesa shumë pranë!

By

Reperi i njohur, Noizy, përpos aktivitetit të madh në muzikë po del të jetë mjaft aktiv edhe në jetën e tij private.

Mediat nga Shqipëria, ditën e sotme kanë raportuar për një lidhje të tij me një vajzë shqiptare e cila jeton në Francë. Për lidhjen në fjalë thuhet se në dijeni janë edhe familjet respektive teksa së fundmi ato edhe janë takuar mes vete.

E siç duket këtë herë Noizy ka marrë seriozisht këtë relacion teksa  fejesa po del të jetë më afër se kurrë.

Duke njohur artistin kjo lidhje asesi nuk do të bëhet e ditur nga vetë ai duke e përqëndruar  tërë vëmendjen e publikut kështu tek projektet e reja të cilat po i publikon shumë shpesh.

Sigurisht të gjithë jemi kurioz të dimë më shumë rreth këtyre thashethëmeve derisa koha do të zbardhë gjithçka./Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm