Zbulohet e dashura e ish-banorit të ‘BB VIP’

By

Në ‘BB VIP’ qëndroi pak e hyri vonë por tenisti Arbër Sulstarova mbetet ndër konkurentët që vështirë harrohet.

View this post on Instagram

A post shared by Arbër Sulstarova (@arbersulstarova)

E një prej momenteve epike për publikun mbetet ai kur i kërkoi Xheisarës që të mos e prekte.

Si i lidhur jashtë, Arbëri ishte i pakompromis brenda edhe për kontaktin më të vogël fizik.

Aventura mbaroi por e dashura su pa në rrjete.

Tek në dasmën e Ilirit, identiteti i saj u kuptua, falë një postimi të Arjolës që ka nxjerrë publikisht çiftin në një puthje të tyre.

Ndërkohë, Arbëri pati treguar edhe se si ishte njohur me të dashurën e tij.

“Ajo kishte ardhur me pushime në Shqipëri, te familja, te gjyshërit se jeton jashtë shtetit. Ishte në stacion autobusi e unë me motor dhe u shtanga. Unë kam shumë vetëbesim e nuk e kam problem t’i flas” – ishte shprehur ai.

Më në fund, vajza misterioze nuk është më e tillë.  Tē paktën kemi një imazh të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm