Zbulohet data e publikimit të albumit të Kanye West

By

Kanye West zbuloi se albumi i tij i ri me emrin Donda do të publikohet këtë të premte.

Reperi 43 vjeçar publikoi edhe listën me 12 këngë të këtij projekti, e që në total përbëhet nga 39 minuta.

Në Twitter ai shkroi “Tani do të fokusohem në muzikë”.

A do të thotë kjo se ai do ta përfundojë kampanjën e tij për garën presidenciale dhe të fokusohet në karrierën e tij muzikore? DO të na duhet të presim dhe të shohim.

Javën e kaluar, Kanye publikoi këngën “Donda”, e cila do të ishte në ditëlindjen e 71-të të nënës së tij të ndjerë.

Artikuj të ngjashëm