Zanfina do shkëlqej në videoklipin e ri (FOTO)

By

Siç edhe iu paralajmëruam ditë më parë, këngëtarja Zanfina Ismaili po i rikthehet muzikës me një projekt të pritur e të kërkuar aq shumë nga fansat.

Për të qenë brenda limiteve kohore të përcaktuara për publikimin e projektit brenda muajit Gusht, respektivisht në gjysmën e dytë, tashmë kanë nisur edhe xhirimet e videoklipit të ri.

Pak nga dukja e Zanfinës në këtë projekt ka zbuluar grimerja Sellma e cila edhe do përkujdeset për imazhin e këngëtares, me duart e saj, por jo vetëm pasiqë edhe brendi Sellma, me qerpikët artificial do gjej aplikim.

Nga çfarë shihet, Zani në top formë, do shkëlqej në këtë projekt që siç merret vesh është shumë premtues.

Numërimi prapa ka filluar dhe e gjithë ajo që na mbetet është të presim edhe pak deri në publikim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm