Ka pothuajse një muaj që Young Zerka ka nisur të paralajmërojë këngën e tij të re.
Tani, sipas të gjitha gjasave, projekti është gati dhe prandaj këngëtari e bëri të dituredhe titullin e këngës.
‘Nuk ma nin, coming soon’, ka shkruar Zerka mbi një fotografi të cilën e postoi në Instagram, me të cilën edhe e ka paralajmëruar projektin kohë më parë.
Artisti këtë vit ka qenë goxha aktiv si me projekte ashtu edhe me koncerte në klubet e natës kudo ku ka shqiptarë.
Ai të gjitha i dokumentoi përmes rrjeteve sociale, aty ku është shumë aktiv.
Për Zerkën flitet se është në lidhje me Ronela Hajatin, por çifti asnjëherë nuk doli me një deklaratë konkrete për ta pohuar e as mohuar marrëdhënien.
Pak ditë më parë, artisti ishte në plazh, për pak pushime në mënyrë që të kthehet energjik për projektin e ri.
Vendin të cilin e zgjodhi për të pushuar, Zerka nuk e bëri të ditur./Prive.al