Këngëtari Yll Limani tregoi një ditë të plotë të tij në rubrikën Videoselfie të emisionit NIN.
Mëngjesi nis me një kafe ndërsa Ylli tregoi se stinën e dimrit nuk e pëlqen dhe aq shkaku i temperaturave të ulëta.
Ai e prezantoi edhe gjyshen e tij e cila nuk ngurroi edhe t’i japë kamerës një puthje. E koha e kaluar në studio, si për çdo artist tjetër është pjesë e pandashme e përditshmërisë.
Ndryshe, frytet e kësaj pune në studio mund t’i shijojmë për pak ditë pasi Ylli do publikojë së shpejti me klip, projektin pasues të ‘I thashë asaj’. /Prive.al